Video amatore tregon reagimin e dhimbshëm të fansave të Ajaxit kur Moura shënon golin e fitores

Rithimi i jashtëzakonshëm i Tottenhamit në ”Amsterdam ArenA” mbrëmë do të mbahet mend gjatë nga fansat. Skuadra e Mauricio Pochettinos udhëtoi në kryeqytetin holandez pasi kishte pësuar disfatë 1-0 në përballjen e parë në Londër, shkruan Periskopi. Gjithçka u duk se po shkonte sipas planeve të Ajaxit, derisa djelmoshat e Erik tan Hag mbyllën pjesën […]
Rithimi i jashtëzakonshëm i Tottenhamit në ”Amsterdam ArenA” mbrëmë do të mbahet mend gjatë nga fansat.
Skuadra e Mauricio Pochettinos udhëtoi në kryeqytetin holandez pasi kishte pësuar disfatë 1-0 në përballjen e parë në Londër, shkruan Periskopi.
Gjithçka u duk se po shkonte sipas planeve të Ajaxit, derisa djelmoshat e Erik tan Hag mbyllën pjesën e parë me një epërsi prej dy golave (2-0).

Mirëpo, një hat-trick sensacional nga Lucas Moura në pjesën e dytë, ia dhuroi londinezëve një triumf ëndrrash.
Goli i minutës së 96-të i brazilianit nxiti një skenë vërtetë të dhimbshme, derisa lojtarët e Ajaxit kolapsuan në fushë.
Dhe video amatore e bërë nga një fans i Ajaxit ka kapur 90 sekonda e fundit të sfidës.
Shfrytëzuesi i Twitterit me emrin @BarstoolSam, publikoi pamjet të cilat nuk duhen humbur. /Periskopi.com/
In case ur in need of a goodnight cry pic.twitter.com/QZeqKYjImL
— Samuel Army (@BarstoolSam) May 9, 2019












