Vetëm Xhaka foli për medie pas poshtërimit në finale – Emery refuzoi t’iu fliste lojtarëve në zhveshtore

Sezoni i Arsenalit përfundoi me zhgënjim, derisa djelmoshat e Unai Emeryt u mposhtën 4-1 nga Chelsea në finalen e Europa Leagues. “Topçinjtë” gjithashtu treguan paraqitje të dobëta edhe në Premier League, duke e mbyllur sezonin në vendin e pestë. Humbja në finalen e Europa Leagues nënkuptoi se skuadra nuk do të luajë në Champions League […]

Sezoni i Arsenalit përfundoi me zhgënjim, derisa djelmoshat e Unai Emeryt u mposhtën 4-1 nga Chelsea në finalen e Europa Leagues.

“Topçinjtë” gjithashtu treguan paraqitje të dobëta edhe në Premier League, duke e mbyllur sezonin në vendin e pestë.

Humbja në finalen e Europa Leagues nënkuptoi se skuadra nuk do të luajë në Champions League edicionin e ardhshëm – që ishte pritshmëria minimale, shkruan Periskopi.

Dhe poshtërimi kundër Chelseat e bëri humbjen e së mërkurës mbrëma edhe më të hidhur.

Një humbje kaq e thellë në një finale evropiane është e rëndë të përballohet, por të mposhtesh nga rivali i qytetit është edhe më rëndë – dhe zhgënjimin e bëri të qartë edhe trajneri, Emery.

Sipas “The Sun”, ai ishte aq i frustruar saqë refuzoi të fliste me lojtarët në zhveshtore pas ndeshjes.

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka ishte futbollisti i vetëm i Arsenalit që foli për medie pas ndeshjes, dhe është e drejtë të themi se edhe ai ishte shumë i frustruar me rezultatin.

Kur u pyet çka tha trajneri pas skuadrës, ai u përgjigj: “Asgjë.” /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova