Veseli nuk i mohon rrahjet e aktivistëve të PDK-së

Veseli nuk i mohon rrahjet e aktivistëve të PDK-së

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përuruan sot objektin e ri të ambulancave të reja specialistike në QKUK, me ç’rast premtuan se do të ketë përmirësim të shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Ai ka refuzuar të përgjigjet, kur është pyetur për rrahjen e disa aktivistëve në dy degë të PDK-së. “Për […]

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përuruan sot objektin e ri të ambulancave të reja specialistike në QKUK, me ç’rast premtuan se do të ketë përmirësim të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Ai ka refuzuar të përgjigjet, kur është pyetur për rrahjen e disa aktivistëve në dy degë të PDK-së.

“Për qytetarët tanë, tregoni vetëm se pacientët do të kenë përkujdesje më të mirë shëndetësore”, tha Veseli.

Ndërsa i pyetur se a shfrytëzon shërbimet publike, Veseli tregoi që babai i tij është trajtuar për disa javë në Klinikën e Infektives.

“Unë e takova njërin nga mjekët, të cilët kishin pasur punë në Klinikën Infektive, e kam pasur babanë në Infektive dhe kam ardhur çdo ditë. Si për vete, si për të tjerët duhet të vijmë te doktorët tanë”, tha ai.

Kryeparlamentari tha se sektori shëndetësor është njëri një nga pjesët më kryesore që kanë si obligim ndaj qytetarëve.

“Do të përmirësohen edhe më shumë shërbimet shëndetësore. Neve na takon të bëjmë edhe më shumë, pasi ende nuk jemi aty ku duhet, ende jemi mbrapa aty ku duhet të ofrojmë shërbimet për qytetarët tanë”, tha Veseli.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se ka rritje të nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe se me këtë po kthehet besimi i qytetarëve te ky sektor.

“Qytetarët kanë marrë shërbime nëpër bodrume, ku kushtet kanë qenë të tmerrshme. Sot ajo që shohim është nivel krejt tjetër i shërbimeve. Kemi edhe rritje të shërbimeve, po kthehet besimi në shëndetësinë publike. Kjo për mua tregon se investimet që po bëjmë kanë një kthim të besimit të qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi vetëm në QKUK, por do të vazhdojmë edhe në spitalet tjera”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se synohet përmirësimi i kushteve për profesionistët shëndetësor dhe pacientët.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj