Vedat Muriqi nga edicioni i ardhshëm do të luajë te klubi i njohur evropian

Sulmuesi në formë i Rizesporit, Vedat Muriqi duket se, sipas të gjitha gjasave, nga edicioni i ardhshëm do të ndryshojë ambient. Sulmuesi i Kombëtares “Dardane” ka treguar paraqitje të mira këtë fushatë, duke shënuar 14 gola në 32 paraqitje në ligën turke, transmeton Periskopi. Performancat e tij me Rizesporin nuk kanë kaluar pa u vërejtur […]
Sulmuesi në formë i Rizesporit, Vedat Muriqi duket se, sipas të gjitha gjasave, nga edicioni i ardhshëm do të ndryshojë ambient.
Sulmuesi i Kombëtares “Dardane” ka treguar paraqitje të mira këtë fushatë, duke shënuar 14 gola në 32 paraqitje në ligën turke, transmeton Periskopi.

Performancat e tij me Rizesporin nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga gjiganti turk, Fenderbahce, klub i cili ka vendosur të nënshkruajë me ish-yllin e Lirisë.
Largimi i Islam Slimanit, Roberto Soldados dhe Frey nga Fenerbahce i ka hapur rrugë ardhjes së Muriqit.
“FotoMac” ka raportuar se sulmuesi shtatëlartë nga edicioni i ardhshëm do ta bartë fanellën e skuadrës nga Stambolli. /Periskopi.com/












