Unai Emery dëshiron t’i shesë këta pesë lojtarë për t’i transferuar tre të tjerë tek Arsenali në verë

Njejtë si vitin e kaluar, Unai Emeryn e pret një punë e madhe tek Arsenali këtë verë. Pas barazimit befasues me Brightonin në fundjavë, ‘Topçinjëve’ u duhet një mrekulli për të përfunduar në top katërshe në javën e fundit të kampionatit në Premier League, transmeton Periskopi. Shumë lojtarë të Arsenalit nuk kanë performuar mirë këtë […]
Pas barazimit befasues me Brightonin në fundjavë, ‘Topçinjëve’ u duhet një mrekulli për të përfunduar në top katërshe në javën e fundit të kampionatit në Premier League, transmeton Periskopi.
Shumë lojtarë të Arsenalit nuk kanë performuar mirë këtë edicion, derisa Emery pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës.

Sipas ”Goal.com”, tekniku spanjoll tani raportohet se është i hapur për ta shitur Mesut Ozilin, Henrikh Mkhitaryanin, Carl Jenkinsonin, Shkodran Mustafin dhe Mohamed Elnenyn.
Sa i përket ardhjeve, ”Daily Mail” potencon se Samuel Umtiti, Ryan Fraser dhe Wilfried Zaha janë top objektivët. /Periskopi.com/












