UEFA godet shtetet që s’e njohin Kosovën me vendimin e ri

Organizata më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka vendosur të marrë masa kundër shteteve që s’e njohin Kosovën dhe refuzojnë të luajnë në shtëpi të Përfaqësueses. “Dardanët” janë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, dhe nëse e kalojnë me sukses fazën kualifikuese, katër nga shtetet që nuk e njohin Kosovën e organizojnë evropianin […]
Organizata më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka vendosur të marrë masa kundër shteteve që s’e njohin Kosovën dhe refuzojnë të luajnë në shtëpi të Përfaqësueses.
“Dardanët” janë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, dhe nëse e kalojnë me sukses fazën kualifikuese, katër nga shtetet që nuk e njohin Kosovën e organizojnë evropianin – Azerbajxhani, Rumania, Rusia dhe Spanja.
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, ka thënë se “obligohen të gjitha ekipet që të pranojnë të luajnë kundër kombëtares së Kosovës ose klubeve të saja siç hedhet shorti, qoftë në territorin e vet ose në atë të Kosovës”.
UEFA vendosi të marrë këtë masë sidomos pas ndeshjes kundër Ukrainës, kuru desh të luhej në Poloni pasi nuk e njeh si shtet Kosovën. /Periskopi.com/












