U akuzuan se therrën gjashtë tifozë të Llapit me thikë – reagojnë “Plisat”

Kryetari i tifogrupit “Legjendat” të Llapit, Bajram Bejtullahu më herët sot gjatë ditës akuzoi “Plisat” se kanë sulmuar dhe therrur me thikë gjashtë tifozë të skuadrës llapiane. I menjëhershëm ka qenë reagimi i “Plisave”, të cilat i kanë demantuar këto akuza, duke shkruar me anë të një reagimi: “Pasi pamë lajmin se në media po […]
I menjëhershëm ka qenë reagimi i “Plisave”, të cilat i kanë demantuar këto akuza, duke shkruar me anë të një reagimi:
“Pasi pamë lajmin se në media po qarkullojnë titujt me shkrimet “Plisat therrin 6 tifozë të Llapit”, duam të theksojmë se të gjitha këto janë gënjeshtra, Plisat si grup nuk janë të përfshirë në këto ngjarje.”
Kujtojmë se sot Prishtina mposhti Llapin me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri”, falë një goli nga Mërgim Pefqeli dy minuta para përfundimit të takimit. /Periskopi.com/












