U akuzua shumë se po e priste Zvicrën para se ta pranonte Kosovën – më në fund reagon Hadërgjonaj

Futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj u është përgjigjur në mënyrë indirekte akuzave se po e priste ftesën nga Zvicra, para se ta pranonte atë të “Dardanëve”. Në një prononcim për “Favorit”, mbrojtësi i djathtë tha se nuk ishte vendim i lehtë pasi në të kaluarën ishte ftuar nga “Helvetikët”, shkruan […]
Futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj u është përgjigjur në mënyrë indirekte akuzave se po e priste ftesën nga Zvicra, para se ta pranonte atë të “Dardanëve”.
Në një prononcim për “Favorit”, mbrojtësi i djathtë tha se nuk ishte vendim i lehtë pasi në të kaluarën ishte ftuar nga “Helvetikët”, shkruan Periskopi.
“Nuk ka qenë e lehtë dhe as vetë nuk kam dashur të flisja për media për këtë temë sepse e pata bërë një lojë për Kombëtaren e Zvicrës. Më në fund është dashur edhe ata ta japin lejen, nënshkrimin për ta ndërruar Kombëtaren”, theksoi ai.
“Kryesore është që unë jam këtu dhe do të luaj për Kosovën. I njoh shumë djelmosha të Përfaqësueses dhe po pres me padurim të debutoj.” /Periskopi.com/












