Trajneri i PL arrin marrëveshje për ta drejtuar Juventusin – zbulohet data e prezantimit

E ardhmja e Maurizio Sarrit te Chelsea ka qenë një gjë shumë e përfolur në kohët e fundit. Tekniku italian kaloi te klubi nga perëndimi i Londrës verën e kaluar, por stili i lojës së tij nuk është përshtatur shumë me Chelsean. Dhe sipas raporteve nga Italia këtë fundjavë, koha e tij në “Stamford Bridge” […]
E ardhmja e Maurizio Sarrit te Chelsea ka qenë një gjë shumë e përfolur në kohët e fundit.
Tekniku italian kaloi te klubi nga perëndimi i Londrës verën e kaluar, por stili i lojës së tij nuk është përshtatur shumë me Chelsean.
Dhe sipas raporteve nga Italia këtë fundjavë, koha e tij në “Stamford Bridge” është shumë afër të përfundojë, transmeton Periskopi.
Tancredi Palmeri, korespodent i “beIN Sports” dhe “CNN”, ka shkruar se Sarri te Juventusi është çështje e kryer.

“E kryer! Juventusi dhe Sarri kanë arritur marrëveshje. Maurizio Sarri është trajneri i ri i Juventusit,” shkroi ai.
“Marrëveshja është arritur në ditët e fundit, dhe do ta mbajë Sarrin te Juventusi për tre vitet e ardhshme, për një pagë sezonale prej 7 milionë eurove.
“Kontrata zyrtarisht do të nënshkruhet posa Sarri të lirohet nga kontrata e tij me Chelsean, ndërsa konfirmimi do të ndodh të enjten e ardhshme.” /Periskopi.com/













