Tottenham – Liverpool: Dy gjërat të cilave duhet t’u kushtohet vëmendje para ndeshjes

Madridi do të jetë nikoqir i finales së Champions Leagues për herë të shtatë, derisa dy skuadra nga i njejti vend janë të përfshira. Kjo është vetëm herë e dytë në histori që kemi një finale angleze në kompeticion, pas vitit 2008, kur Manchester United mposhti Chelsean në penallti. Andaj, para ndeshjes, ju sjellim dy […]
Kjo është vetëm herë e dytë në histori që kemi një finale angleze në kompeticion, pas vitit 2008, kur Manchester United mposhti Chelsean në penallti.
Andaj, para ndeshjes, ju sjellim dy aspektet nga ndeshja të cilave duhet t’u kushtohet vëmendje, shkruan Periskopi.
Mo Salah kundër Spurs
Sulmuesi egjiptian pati një vit të qetë marrë parasysh standardet e tij, duke shënuar vetëm gjashtë herë në të gjitha garat. Kjo është një rënie e lartë nga forma e vitit të kaluar, kur kishte shënuar 43 gola.
Egjiptiani ka terrorizuar mbrojtjet kundërshtare në dy vitet e tij të para në Angli, derisa Spurs ka pranuar tre gola në katër ndeshje nga Salah.
Para se të transferohej në “Anfield”, Salah u ndesh me Tottenhamin në Europa League në dy raste dhe ishte më meritori për eleminimin e londinezëve.
Në edicionin 2012/13, derisa po luante për Baselin, Salah shënoi golin e parë në ndeshjen e dytë, e cila përfundoi 2-2, dhe Baseli eventualisht vazhdoi tutje pas goditjes së penalltive.
Egjiptiani u ndesh sërish me skuadrën e Mauricio Pochettinos sa ishte pjesë e Fiorentinës në raundin e eleminimit direkt të edicionit 2014/15.
Derisa rezultati ishte baraz 1-1 nga përballja e parë, Spurs e gjeti veten në disavatazh 1-0 falë një goli deçiziv nga Salah në ndeshjen e dytë, duke e eleminuar edhe një herë “Të Bardhët” nga Evropa.
A do të vazhdojë forma e mirë e tij kundër Spurs edhe të shtunën?
Problemet me lëndime të Tottenhamit
Derisa u arritën rikthime sensacionale kundër Man Cityt dhe Ajaxit në fazat e mëhershme, Tottenhami ka pasur probleme me shumë lëndime në përfundim të sezonit, që ndikuan në rënien e skuadrës në vendin e katërt në Premier League.
Mungesa më e theksuar është kapiteni dhe top golashënuesi, Harry Kane, i cili nuk ka luajtur që nga ndeshja e parë kundër Man Cityt në çerekfinale, derisa në të njejtën ndeshje ishte lënduar edhe Harry Winks, me listën që ka vazhduar të rritet që nga atëherë.
Lëndimet e Jan Vertonghenit, Dele Allit, Danny Roset dhe Davinson Sanchezit nënkuptojnë se lojtarët kyç nuk kanë luajtur për një kohë të gjatë.
Erik Lamela u rikthye si rezervist kundër Ajaxit, në ndeshjen e tij të parë që nga ajo kundër Borussia Dortmundit më 5 mars.
Derisa të gjithë këta që i përmendëm janë përfshirë në skuadrën që udhëton drejt Madridit, pikëpyetjet mbeten rreth kuptueshmërisë brenda skuadrës, marrë parasysh se ata shumë pak kanë luajtur në dy muajt e fundit. /Periskopi.com/












