Top futbollistja kosovare nderohet me statujë në Suedi

Futbollistja e njohur nga Kosova, Kosovare Asllani është nderuar me statujë në Suedi. Asllani është nga Kosova por përfaqëson Kombëtaren e Suedisë, ku është një prej lojtareve më të mira. “WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, ka shkruar Asllani. “Me iniciativë të […]
Futbollistja e njohur nga Kosova, Kosovare Asllani është nderuar me statujë në Suedi.
Asllani është nga Kosova por përfaqëson Kombëtaren e Suedisë, ku është një prej lojtareve më të mira.

“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, ka shkruar Asllani.
“Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra. Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, ka përfunduar ajo. /Periskopi.com/












