Tjetër natë magjike në CL – Tottenhami arrin përmbysjen sensacionale, kalon në finale

Tottenhami është kualifikuar në finale të Champions Leagues, duke arritur të bëjë një rikthim sensacional njejtë si Liverpooli mbrëmë. Është thjesht e jashtëzakonshme mënyra se si Spurs arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 pas pjesës së parë, në 3-2 në fund. Ajaxi e filloi për mrekulli edhe ndeshjen në Amsterdam sonte, duke kaluar në epërsi […]
Tottenhami është kualifikuar në finale të Champions Leagues, duke arritur të bëjë një rikthim sensacional njejtë si Liverpooli mbrëmë.
Është thjesht e jashtëzakonshme mënyra se si Spurs arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 pas pjesës së parë, në 3-2 në fund.
Ajaxi e filloi për mrekulli edhe ndeshjen në Amsterdam sonte, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e pestë me anë të një goli me kokë nga Matthijs de Ligt.
‘Moura has got Spurs right back into this out of almost nowhere!’ – @bbcjohnmurray
We saw a #UCL miracle at Anfield last night, are we seeing another one in Amsterdam? ?
Ajax 2 – 2 Spurs (Agg: 3 – 2)
?? https://t.co/4vZb8pmmTh #BBCFootball #AJATOT pic.twitter.com/39jIZaoOQH
— BBC 5 Live Sport (@5liveSport) May 8, 2019
Dhjetë minuta para përfundimit të parë, Hakim Ziyech dyfishoi shifrat për vendësit, të cilët mbyllën pjesën e parë me epërsi prej dy golave.
Mirëpo, në intervalin e dytë, Tottenhami luftoi shumë dhe arriti të barazonte rezultatin.
Dy gola të shpejtë nga Lucas Moura në minutat 55′ dhe 59′ balancuan shifrat, derisa përmbysja e madhe u arrit në minutat shtesë të ndeshjes.
Moura ishte heroi i natës së sontme për londinezët, pasi shënoi edhe golin e tretë personal dhe për Tottenhamin, duke ia siguruar kësaj skuadre finalen e madhe më 1 qershor kundër Liverpoolit, në “Wanda Metropolitano.” /Periskopi.com/












