Sulmuesi më i frikshëm i Kosovës gati për grumbullim me ‘Dardanët’

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka treguar vërtetë formë të jashtëzakonshme këtë edicion në Turqi me Rizesporin. Muriqi e ka mbyllur fushatën 2018/19 si golashënuesi i dytë më i mirë në Super Ligën turke, me 17 gola, derisa tani do t’i bashkohet “Dardanëve” për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në kuadër […]
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka treguar vërtetë formë të jashtëzakonshme këtë edicion në Turqi me Rizesporin.
Muriqi e ka mbyllur fushatën 2018/19 si golashënuesi i dytë më i mirë në Super Ligën turke, me 17 gola, derisa tani do t’i bashkohet “Dardanëve” për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në kuadër të eleminatoreve për “Euro2020”, shkruan Periskopi.

Performancat e tij të mira kanë nxitur interesimin e shumë klubeve, me Fenerbahcen që aktualisht është duke kryesuar garën për shërbimet e tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Muriqi ka falenderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur këtë sezon.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Një sezon mbaroj me plot sukses, falenderoj te gjithë ata qe na kan përkrahur deri ne fund…” /Periskopi.com/












