Statistikat shokuese prapa sezonit katastrofal të Man Unitedit do t’iu befasojnë

Ole Gunnar Solskjaer u emërua trajner i Manchester Unitedit në mes të sezonit për të rikthyer gjërat, por nuk arriti të parandalojë një sezon katastrofal të klubit. Më poshtë, disa statistika shokuese të regjistruar nga “Djajtë e Kuq” këtë edicion, që nënvizojnë një prej sezoneve më të dobëta në histori të klubit, transmeton Periskopi. 1 […]
Më poshtë, disa statistika shokuese të regjistruar nga “Djajtë e Kuq” këtë edicion, që nënvizojnë një prej sezoneve më të dobëta në histori të klubit, transmeton Periskopi.
1 – Manchester United ka grumbulluar 26 pikë pas 17 ndeshjeve të para në ligë nën Jose Mourinhon, që është numri më i vogël i pikëve i grumbulluar nga kjo skuadër pas 17 ndeshjeve që nga edicioni 1990/91.
2 – “Opta” ka filluar të regjistrojë të dhëna që nga edicioni 2003/04, por në këto 15 vite, Unitedi asnjëherë nuk ka marrë aq shumë goditje (36) sa kundër Liverpoolit, në disfatën 3-1 në “Anfield” në dhjetor.

3 – David de Gea ka qenë një prej portierëve më të mirë në Premier League në sezonet e fundit, por forma e tij e dobët këtë fushatë ka ndikuar që Unitedi të kalonte 13 ndeshje rresht duke mos arritur që të shpëtojë në asnjërën prej tyre pa pranuar gol.
4 – Forma e Unitedit në pranverën e këtij viti ishte më e keqja që nga marsi i vitit 1981, derisa djelmoshat e Solskjaerit regjistruan pesë humbje gjatë kësaj periudhe.
5 – Unitedi vendosi një rekord të ri të klubit për gola të pranuar në Premier League (52 deri tani), duke eklipsuar rekordit e mëhershëm më të dobët.
5 – Humbja 4-0 kundër Evertonit në prill ishte disfata më e madhe e Unitedit që nga viti 2016.
6 – Disfata me rezultat të përgjithshëm prej 4-0 nga Barcelona në Champions League ishte më e thella e “Djajve” në histori të klubit në Champions League. /Periskopi.com/












