Statistikat finale të Leo Messit për sezonin 2018/19 nuk janë nga ky planet

Sezoni i Lionel Messit përfundoi me zhgënjim. Argjentinasi ishte në skuadrën humbëse të finales së Copa del Rez, të shtunën, derisa Valencia e mposhti Barcelonën 2-1. Jo shumë kohë më parë blaugranët ishin në garë për tripletën, por në fund mbetën me vetëm një trofe të fituar – La Ligan, shkruan Periskopi. Mirëpo, nëse e […]
Argjentinasi ishte në skuadrën humbëse të finales së Copa del Rez, të shtunën, derisa Valencia e mposhti Barcelonën 2-1.
Jo shumë kohë më parë blaugranët ishin në garë për tripletën, por në fund mbetën me vetëm një trofe të fituar – La Ligan, shkruan Periskopi.
Mirëpo, nëse e shikojmë nga një perspektivë individuale, Messi ka shijuar sezon të jashtëzakonshëm.

Pavarësisht se dështoi të fitonte tripletën, Messi është përsëri favoriti për ta fituar “Topin e Artë”.
Ai fitoi “Këpucën e Artë” evropiane për herë të gjashtë në karrierë, pasi shënoi 36 gola në La Liga.
Në të gjitha garat, 31-vjeçari ka shënuar 51 gola në 49 ndeshje, dhe gjithashtu kontriboi edhe me 19 asistime.
Të kontribosh në 70 gola brenda një sezoni është thjesht e jashtëzakonshme.

Jo vetëm që argjentinasi ishte top golashënuesi i Barçës, por gjithashtu edhe krijoi më së shumti raste shënimi – plot 46. /Periskopi.com/
Messi’s 18/19:
? 50 Appearances
⚽️ 51 Goals
?️ 19 Assists
? European Golden Boot
? Champions League Top Scorer
? La Liga ChampionThere’s only so much one player can do.. pic.twitter.com/3JALwKMEv3
— TJ (@UtdTJ) May 25, 2019












