Skuadra e Juventusit njoftohet kush do të jetë trajneri i ri – pritet vetëm zyrtarizimi

Lojtarët e Juventusit raportohet se janë njoftuar se trajneri aktual i Chelseat, Maurizio Sarri do ta marrë drejtimin e skuadrës nga edicioni i ardhshëm. Sipas “Daily Mail”, Juve është e përgatitur ta paguajë Sarrin 5.7 milionë euro në sezon, transmeton Periskopi. Ky lajm vie pasi presidenti i biankonerëve, Andrea Agnelli u takua me kryetarin e […]
Lojtarët e Juventusit raportohet se janë njoftuar se trajneri aktual i Chelseat, Maurizio Sarri do ta marrë drejtimin e skuadrës nga edicioni i ardhshëm.
Sipas “Daily Mail”, Juve është e përgatitur ta paguajë Sarrin 5.7 milionë euro në sezon, transmeton Periskopi.
Ky lajm vie pasi presidenti i biankonerëve, Andrea Agnelli u takua me kryetarin e Chelseat, Bruce Buck, para finales të së mërkurës në Europa League.

“Tuttosport” raportoi më herët se Agnelli foli edhe me ish-trajnerin e Napolit në hotelin ku po qëndronte skuadra e Chelseat.
Ndërkohë, ndërmjetësuesi Fali Ramadani pritet të takohet me drejtoreshën e Chelseat, Marina Granovskaia dhe agjentin e Sarrit, Alessandro Pellegrini, të enjten.
Edhepse pritet të kërkohet lirimi i trajnerit nga kontrata me Chelsean, londinezët mund të tentojnë ta mbajnë atë pas triumfit në Europa League. /Periskopi.com/












