Sindikata e RTK-së takon Avokatin e Popullit, do të diskutohet për zgjedhjen e drejtorit

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës, ka njoftuar se të hënën do të takohet me Avokatin e Popullit. Sipas këtij njoftimi, temë diskutimi do të jetë zgjedhja e drejtorit general të RTK-së nga ana e Bordit, shkruan Periskopi. Takimi me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari do të bëhet të hënën nga ora 10:00. […]
Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës, ka njoftuar se të hënën do të takohet me Avokatin e Popullit.
Sipas këtij njoftimi, temë diskutimi do të jetë zgjedhja e drejtorit general të RTK-së nga ana e Bordit, shkruan Periskopi.
Takimi me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari do të bëhet të hënën nga ora 10:00.
“Sindikata e Pavarur e RTK-së do të takohet me Avokatin e Popullit Hilmi Jashari. Takimi do të mbahet të hënën me datë 13 Maj 2019, prej orës 10:00. Ky takim realizohet me kërkesë të Sindikatës dhe ka të bëjë me parregullsinë e zgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së nga ana e Bordit të saj. Sindikata do t’ju mbajë të informuar për rrjedhën e këtij takimi”, thuhet në këtë njoftim që mbanë firmën e Fadil B.Hoxhës, kryetarit të SPRTK-së. /PERISKOPI












