Shpresë për Liverpoolin: Kompany u testua për doping menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme

Vincent Kompani ishte testuar për doping pasi kishte shënuar golin e pabesueshëm të fitores në ndeshjen e mbrëmshme kundër Leicesterit që përfundoi 1-0. The Manchester Evenening News pretendon që 33 vjeçari Kompany ishte një nga dy futbollistët e zgjedhur për kontroll të dopingut pas gollit fantastik që e vendos ekipin e tij një pikë para […]
Vincent Kompani ishte testuar për doping pasi kishte shënuar golin e pabesueshëm të fitores në ndeshjen e mbrëmshme kundër Leicesterit që përfundoi 1-0.
The Manchester Evenening News pretendon që 33 vjeçari Kompany ishte një nga dy futbollistët e zgjedhur për kontroll të dopingut pas gollit fantastik që e vendos ekipin e tij një pikë para Liverpoolit në garën për titull, përkthen nga The Sun, Periskopi.
Lojtarët e Guardiolas ishin në rrezik që të barazonin në Etihad mbrëmjen e kaluar, duke e ditur se vetëm fitorja iu jepte mundësinë për të festuar titullin.
Sergio Aguero, Raheem Sterling dhe Bernardo Silva nuk mund ta gjenin rrugën e rrjetës pasi u ndeshën me një mbrojtje fantastike nga skuadra e Brendan Rodgers.
Por Kompany, që ishte fantastik gjatë gjithë ndeshjes, shkoi përpara duke dribluar dhe plasoi një raketë nga largësia duke i shkundur tifozët e përgjumur të Cityt.
Sidoqoftë, belgu nuk mund të festonte plotësisht pasi u kërkua për teste me një lojtar tjetër sapo gjyqtari i dha fund ndeshjes.
Kompany kishte thënë se të gjithë i kërkuan të mos shutonte, por ai e bëri. Edhe Guardiola i kishte kërkuar që të mos shutonte.
Rezultatet e testimit ende nuk dihen. /Periskopi












