Shpërthen Batatina në deklaratën pas barazimit me Prishtinën

Llapi i Tahir Batatinës ka bërë një hap prapa në luftën për titull, pasi u mposht të shtunën pasdite si nikoqir i Prishtinës në “Fadil Vokrri”. Llapianët u mundën me rezultat minimal, 1-0, falë një goli nga Mërgim Pefqeli në minutën e 88-të, shkruan Periskopi. Pas kësaj disfate, Llapi mbetet në pozitën e tretë, pesë […]
Llapianët u mundën me rezultat minimal, 1-0, falë një goli nga Mërgim Pefqeli në minutën e 88-të, shkruan Periskopi.
Pas kësaj disfate, Llapi mbetet në pozitën e tretë, pesë pikë larg liderit të Superligës, Prishtinës.
Pas vërshëllimës së fundit, trajneri i Llapit, Batatina nuk është përmbajtur dhe ka shpërthyer me akuza për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Prishtinën.
“FFK dëshiron ta bëjë Prishtinën kampion me zor. Ishte penalti klasike te rasti i Festim Alidemës. Për këtë arsye kemi kërkuar gjqytarë ndërkombëtarë, pasi që i kemi pritur këto situata. Me çdo kusht tentuan ta mposhtin Llapin, tani dhe katër vite. Këta janë të korruptuar deri ne fyt. Skuadra ime u penalizua shumë në këtë ndeshje”, ka thënë ai.
Mëtej, Batatina e komentoi lëndimin e rëndë të mesfushorit, Valmir Veliu, i cili mbeti i shtrirë në fushë pas një përplasje me Diar Miftarajn e Prishtinës.
“Nuk pati as karton e as asgjë tek rasti i Veliut në pjesën e parë, sikurse nuk i mjaftoi gjyqtarit që u dërgua me autoambulancë në QKUK. Me këta gjyqtarë ne nuk mund të bëhemi kampion”, ka shtuar Batatina për SuperSport.
“Prishtina nuk e meriton të bëhet kampion, të gjitha ndeshjet i ka fituar në këtë formë, me zhagitje dhe me arbitra”, përfundoi Batatina. /Periskopi.com/












