Shpallet e pafajshme mësuesja që akuzohej për rrahjen e nxënësit, reagojnë prindërit

Shpallet e pafajshme mësuesja që akuzohej për rrahjen e nxënësit, reagojnë prindërit

Mësimdhënësja që akuzohej se kishe rrahur nxënësin në Gjakovë është shpallur e pafajshme. Kjo ka mllefosur edhe më tutje prindërit e të miturit. Nëna e tij kërcënoi se hakun do i’a japin vet prindërit nëse shkalla e dytë në Gjykatë nuk sjell drejtësi për të. Sipas nënës, djali i saj, si pasojë e rrahjes ka […]

Mësimdhënësja që akuzohej se kishe rrahur nxënësin në Gjakovë është shpallur e pafajshme. Kjo ka mllefosur edhe më tutje prindërit e të miturit. Nëna e tij kërcënoi se hakun do i’a japin vet prindërit nëse shkalla e dytë në Gjykatë nuk sjell drejtësi për të. Sipas nënës, djali i saj, si pasojë e rrahjes ka pësuar edhe vdekje klinike, ndërkohë që janë bërë 4 vite që ka ndërprerë mësimin.

Arta Skenderi nga Gjakova tregon për rastin e djalit të saj Ermal Skenderi, për të cilin thotë se është rrahur nga mësimdhënësja e tij L.D. Sipas saj, djali kishte duruar dhunën për një gjysmë-vjetor, derisa një ditë ishte alivanosur duke pësuar kështu edhe vdekje klinike.

Më e rënda për të dy, ishte kur mësimdhënësja u shpall e pafajshme nga Gjykata, përkundër që Skënderi thotë se edhe organet kompetente i kanë dokumentuar se është përdorur dhunë në djalin e saj. Ndërsa Ermali ka 4 vite që është ndalur nga shkolla si pasojë e kësaj.

“11 vjeç ka qenë kur i ka ndodhur rrahja. Dy vjet ka përdorur terapinë. Pas dy viteve djali është detyruar të shkojë të daja i tij për shkak se i janë endur nga shtëpia. Ka pasur frikë nga ajo [mësuesja]”, tregon nëna e djalit të rrahur, Arta Skënderi.

Edhe avokati i saj Prek Kola, është i habitur me vendimin e gjykatës.

“Ne si përfaqësues i palës së dëmtuar konsiderojmë se ka pasur prova të mjaftueshme, pasi provat ekzistojnë në provat e lëndës, dëshmia e të dëmtuarit dhe disa deklarata që kanë dhënë të miturit ën procedurat e mëhershme, por ato deklarata shihet çartë se janë ndikuar nga e akuzuara”, thotë avokati Prek Kola.

E nëse dhe tek Gjykata e Apelit nuk do të gjendet drejtësia, nëna Arta Skënderi kërcënon se hakun do i’a jap vet mësimdhënëses.

“Ajo ka ndodhur para katër vjetëve, por ajo çka do të ndodh tash ’99-shi pak ka qenë. Më ka prek në djalë. Edhe pulat në oborr, siç thonë, do t’ia bëj rrafsh. Atë le ta ketë të ditur”, tha më tej Arta Skënderi.

RTV Dukagjini ka tentuar të marr edhe një përgjigje nga drejtori i shkollës, por kjo temë, vetëm sa e bëri nervoz atë.

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria