Shikoni si u tall djaloshi i topave i Liverpoolit me Leo Messin pas triumfit mbrëmë

“Anfield” ka parë netë brilante në Evropë, por asnjëra prej tyre nuk krahasohet me atë të mbrëmshmen. Barcelona udhëtoi drejt stadiumit të famshëm me një avantazh prej 3-0 nga përballja e parë në “Camp Nou”, transmeton Periskopi. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte nevojë për një mrekulli pa Roberto Firminon dhe Mohamed Salahun. Por pavarësisht mungesës […]
“Anfield” ka parë netë brilante në Evropë, por asnjëra prej tyre nuk krahasohet me atë të mbrëmshmen.
Barcelona udhëtoi drejt stadiumit të famshëm me një avantazh prej 3-0 nga përballja e parë në “Camp Nou”, transmeton Periskopi.
Skuadra e Jurgen Kloppit kishte nevojë për një mrekulli pa Roberto Firminon dhe Mohamed Salahun.

Por pavarësisht mungesës së dyshes kryesore të sulmit, Liverpooli bëri të pamendueshmen duke triumfuar 4-0.
Pas vërshëllimës së fundit, lojtarët u shtrinë në fushë gati duke mos besuar atë që sapo kishte ndodhur.
Tani, është publikuar një video ku shihet një djalosh i topave duke vrapuar brenda në fushë dhe duke i treguar dy gishta Lionel Messit. /Periskopi.com/
A kid ran on the pitch at full time and gave Messi the two fingers, I’m fucking screaming ? pic.twitter.com/89PVbxYKmg
— Pelusa (@LaReinaMerengue) May 8, 2019












