Shiko: Ylli kosovar inkuadrohet në pjesën e dytë dhe shënon në Francë

Sulmuesit kosovarë po tregojnë formë të lartë në kampionatet evropiane javë pas jave. Pas shënimit të Vedat Muriqit sot në humbjen e Rizesporit kundër Galatasarayit, tani edhe Arbër Zeneli ka realizuar për Reimsin, shkruan Periskopi. Zeneli shënoi në humbjen 3-2 të skuadrës së tij kundër Caenit. Në fakt, ylli kosovar u inkuadrua në minutën e […]
Sulmuesit kosovarë po tregojnë formë të lartë në kampionatet evropiane javë pas jave.
Pas shënimit të Vedat Muriqit sot në humbjen e Rizesporit kundër Galatasarayit, tani edhe Arbër Zeneli ka realizuar për Reimsin, shkruan Periskopi.

Zeneli shënoi në humbjen 3-2 të skuadrës së tij kundër Caenit.
Në fakt, ylli kosovar u inkuadrua në minutën e 56-të të takimit, derisa golin e shënoi nga penalltia në minutën e 82-të.
Ky ishte goli i gjashtë i Zenelit në 14 ndeshje për Reimsin këtë edicion, derisa ka regjistruar po aq asistime. /Periskopi.com/












