Shiko: Rastësi apo dinakëri, rivënia nga këndi e Arnoldit do të mbahet mend gjatë

Liverpooli na dhuroi një natë magjike mbrëmë në Champions League, derisa arriti të kalojë në finale të këtij kompeticioni. ”Të Kuqtë” arritën të përmbysin disavantazhin prej 3-0, duke fituar përballjen e dytë me rezultat 4-0, shkruan Periskopi. Dy gola nga Divock Origi dhe dy të tjerë nga Georginio Wijnaldum mjaftuan për t’ia siguruar skuadrës nga […]
Liverpooli na dhuroi një natë magjike mbrëmë në Champions League, derisa arriti të kalojë në finale të këtij kompeticioni.
”Të Kuqtë” arritën të përmbysin disavantazhin prej 3-0, duke fituar përballjen e dytë me rezultat 4-0, shkruan Periskopi.
Dy gola nga Divock Origi dhe dy të tjerë nga Georginio Wijnaldum mjaftuan për t’ia siguruar skuadrës nga ”Merseyside” finalen.
Ndoshta goli më i veçantë ishte ai i minutës së 78-të, kur Trent Alexander-Arnold duke treguar dinakëri të jashtëzakonshme, gjuajti me shpejtësi një rivënie këndore, duke i zënë të gjithë në befasi derisa Origi shënoi nga afërsia golin që ia siguroi finalen skuadrës së tij.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/












