Shiko: Kështu festoi Aro Muriç pasi Man City e fitoi titullin e Premier Leagues

Manchester City është shpallur kampion i Premier Leagues, pasi mposhti Brightonin me rezultat 4-1 në ditën e fundit të kampionatit. “Qytetarët” u desh të fitonin këtë ndeshje për të siguruar titullin, derisa Liverpooli po i ndiqte hap pas hapi me vetëm një pikë më pak në vendin e dytë, transmeton Periskopi. Portieri rezervë i Cityt, […]
Manchester City është shpallur kampion i Premier Leagues, pasi mposhti Brightonin me rezultat 4-1 në ditën e fundit të kampionatit.
“Qytetarët” u desh të fitonin këtë ndeshje për të siguruar titullin, derisa Liverpooli po i ndiqte hap pas hapi me vetëm një pikë më pak në vendin e dytë, transmeton Periskopi.
Portieri rezervë i Cityt, kosovari Arijanet Muriçi – të cilit nuk i takon medalja për shkak se nuk ka bërë asnjë paraqitje në kampionat këtë fushatë – u pa duke festuar me ngazëllim me shokët e skuadrës.
Sa i përket të ardhmes së kosovarit, Muriçi pritet që edicionin e ardhshëm të huazohet te ndonjë klub. /Periskopi.com/












