Shiko: Gjyqtari aksidentalisht shënon gol në Holandë – e konsideron si të rregullt

Duhet të jetë e vështirë për gjyqtarët t’i rezistojnë instiktit për ta goditur topin nganjëherë. Gjyqtarët janë fansa të futbollit njejtë si të gjithë ne. Nëse ne shohim një top, duam ta godasim. Është e natyrshme, shkruan Periskopi. Por posa një person vendos të zgjedhë profesionin e gjyqtarit, është në dijeni se prekja e topit […]
Duhet të jetë e vështirë për gjyqtarët t’i rezistojnë instiktit për ta goditur topin nganjëherë.
Gjyqtarët janë fansa të futbollit njejtë si të gjithë ne. Nëse ne shohim një top, duam ta godasim. Është e natyrshme, shkruan Periskopi.
Por posa një person vendos të zgjedhë profesionin e gjyqtarit, është në dijeni se prekja e topit nuk lejohet.
Mirëpo, nuk është e pazakontë të shohim ndonjë gjyqtar duke e prekur topin nganjëherë aksidentalisht.

Sidoqoftë, makthi më i keq i një gjyqtari u shëndrrua në realitet të shtunën, kur ai aksidentalisht shënoi gol gjatë një ndeshje mes Harkemase Boys dhe HSV Hoek, në ligën e katërt holandeze.
Derisa topi kërceu në zonën e gjashtëmetërshit, përfundoi prapa vijës së portës për shkak të gjyqtarit, i cili pati kontakt me të për herë të fundit.
Pavarësisht përpjekjeve të lojtarëve të Harkemase Boys për ta larguar topin, ai tashmë e kishte kaluar vijën, dhe gjyqtari nuk pati zgjidhje pos ta konsiderojë si të rregullt shënimin.
Nog nooit meegemaakt dit pic.twitter.com/sGyixN0gFb
— Harkemase Boys (@HarkemaseBoys) May 25, 2019
Goli ngushtoi epërsinë e Harkemase Boys në 3-2, por nuk doli të jetë shumë i kushtueshëm në fund, pasi skuadra fitoi 4-2. /Periskopi.com/












