Shiko: Fansi i Liverpoolit shfaqet në “Anfield” me fanellë të Brightonit

Titulli në Premier League vendoset sot. Pas një gare të gjatë për trofeun më prestigjioz të futbollit në Angli, Manchester City ose Liverpooli do ta sigurojnë titullin në ditën e fundit të kampionatit. Një fitore e Cityt kundër Brightonit sot ia siguron “Qytetarëve” trofeun, derisa Liverpooli duhet ta mposht ëolvesin dhe të shpresojë në ndonjë […]
Pas një gare të gjatë për trofeun më prestigjioz të futbollit në Angli, Manchester City ose Liverpooli do ta sigurojnë titullin në ditën e fundit të kampionatit.
Një fitore e Cityt kundër Brightonit sot ia siguron “Qytetarëve” trofeun, derisa Liverpooli duhet ta mposht ëolvesin dhe të shpresojë në ndonjë gabim të rivalit nga Mançesteri, transmeton Periskopi.
Sigurisht se fansat e Liverpoolit shpresojnë se Brightoni do të nxjerrë pikë nga lideri i ligës.
Disa fansa madje kanë ndryshuar profilet e tyre në rrjetet sociale, duke vendosur llogo e foto të futbollistëve të Brightonit.
Tani, një fans i Liverpoolit ka shkuar edhe më larg.
Pasi Sadio Mane shënoi kundër ëolvesit për ta kaluar skuadrën nga “Merseyside” në epërsi, kamerat u fokusuan te një fans që po festonte, e që kishte veshur fanellën e Brightonit.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
A Liverpool fan wearing a Brighton shirt at the game today? pic.twitter.com/EQVPsOfvVr
— LFCVine (@LFCVine) May 12, 2019
Liverpool fan wearing a Brighton shirt at Anfield today ? pic.twitter.com/7wcn376uGD
— FootballFunnys (@FootballFunnnys) May 12, 2019












