Shaqiri qëndron në Angli por ndryshon qytetin – nga Liverpooli në Londër te ky klub

Xherdan Shaqiri pritet të ndërrojë ambient gjatë këtij afati kalimtar, pavarësisht sezonit impresiv me Liverpoolin. Lajm i mirë për fansat e kosovarit është se ai me shumë gjasë do të qëndrojnë në Premier League, transmeton Periskopi. Sipas “Daily Post”, West Hami ka filluar të bëjë lëvizje për 27-vjeçarin. Madje, raporti potencon se “Çekanët” janë të […]
Xherdan Shaqiri pritet të ndërrojë ambient gjatë këtij afati kalimtar, pavarësisht sezonit impresiv me Liverpoolin.
Lajm i mirë për fansat e kosovarit është se ai me shumë gjasë do të qëndrojnë në Premier League, transmeton Periskopi.

Sipas “Daily Post”, West Hami ka filluar të bëjë lëvizje për 27-vjeçarin.
Madje, raporti potencon se “Çekanët” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 25 milionë euro për të.
Sidoqoftë, e ardhmja e tij pritet të vendoset pas finales së Champions Leagues, e cila luhet më 1 qershor mes Liverpoolit dhe Tottenhamit. /Periskopi.com/












