Sarri-Juventus: Zhvillim i bujshëm disa orë para finales së Europa Leagues

Përfundimi në vendine tretë në tabelë dhe triumfi në Europa League do të ishte sukses i madh për Maurizio Sarrin te Chelsea. Epo, të paktën në letër. Raportet e fundit po e lidhin italianin me një kalim te Juventusi. Dhe të gjitha këto spekulime e kanë kapur kulminacionin në natën e finales së Europa Leagues, […]
Përfundimi në vendine tretë në tabelë dhe triumfi në Europa League do të ishte sukses i madh për Maurizio Sarrin te Chelsea.
Epo, të paktën në letër.
Raportet e fundit po e lidhin italianin me një kalim te Juventusi.
Dhe të gjitha këto spekulime e kanë kapur kulminacionin në natën e finales së Europa Leagues, transmeton Periskopi.
Gjatë sesionit stërvitor të së martës, ai është parë duke u larguar me frustrim nga fusha.
Dhe situata e tij nuk është përmirësuar nga fakti se kryetari i Juventusit, Andrea Agnelli ka qëndruar në hotelin e skuadrës së Chelseat para ndshjes së sontme.
Agnelli është në Baku me punë të UEFA-s, mirëpo gazeta italiane, “Tuttosport” potencon se ai është takuar me kryetarin e klubit londinez, Bruce Buck për të diskutuar të ardhmen e Sarrit.

Madje thuhet se Agnelli dhe Sarri folën për një kohë të shkurtër.
Duket se bisedimet janë aq të avancuara saqë lojtarëve të Juventusit u është thënë se Sarri do të jetë trajner i skuadrës. /Periskopi.com/












