Samir Ujkani i drejtohet popullit të Kosovës, tregon për gjestin human që bëri Kombëtarja dhe stafi i saj

Kombëtarja e Kosovës dhe stafi i saj kanë dhuruar 25 mijë euro shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, e cila udhëhiqet nga humanisiti i njohur z.Halil Kastrati Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka thënë se ishte një obligim moral i futbollistëve për të ndarë shumën prej 25 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie, raporton Periskopi. Dje, […]
Kombëtarja e Kosovës dhe stafi i saj kanë dhuruar 25 mijë euro shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, e cila udhëhiqet nga humanisiti i njohur z.Halil Kastrati
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka thënë se ishte një obligim moral i futbollistëve për të ndarë shumën prej 25 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie, raporton Periskopi.
Dje, humanisti i njohur e bëri publik lajmin që Kombëtarja e Kosovës ka dhuruar 25 mijë euro, derisa sot edhe vetë Ujkani ka folur për këtë çështje.

“I dashur popull i Kosovës,
Grupi ynë i djelmoshave të Kombëtares dhe stafi, pasi u konsultuam me Presidentin Agim Ademi, vendosëm të ndajmë një shumë të të hollave për ta mbështetur ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” që udhëhiqet nga Halil Kastrati.
Ne si futbollistë e kemi ndje si obligim moral që të kontribuojmë në këtë formë si falënderim të veçantë për grupin e tifozëve “Dardanët” dhe të gjithë popullin e Kosovës për mbështetjen e palodhshme ndaj nesh. Pa mbështetjen e tyre ne thjeshtë nuk do të ishim kaq të suksesshëm dhe nuk do të ishim si një familje!
Personalisht, falënderoj edhe të gjitha institucionet shtetërore që na japin mbështetjen e tyre dhe që po na bëjnë ëndrrat tona realitet.
Me respekt,
Samir Ujkani,” ka thënë kapiteni i Dardanëve.
Ndryshe, Kosova në muajin qershor do t’i zhvillojë ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020, ku fillimisht do të luajë me Malin e Zi dhe më pas me Bullgarinë. Të dy këto takime Kosova do t’i luajë si mysafire./Periskopi/












