Rusia: Nëse SHBA përfshihet në dialog, duam edhe ne

Rusia: Nëse SHBA përfshihet në dialog, duam edhe ne

Konstantin Kossatschow, kryetari Këshillit për Politikë të Jashtme i Federatës ruse, ka thënë se nuk kanë njohuri se çka ka ndodhur në Samitin e Berlinit dhe as çka do të ndodhë në Paris më 1 korrik. Mirëpo, Kossatschow ka thënë se nëse SHBA bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi të njëjtën do ta kërkojë edhe Moska. […]

Mirëpo, Kossatschow ka thënë se nëse SHBA bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi të njëjtën do ta kërkojë edhe Moska.

“Rusia kurrë s’ka refuzuar të marrë pjesë në dialog. Ne kemi shumë pyetje lidhur me iniciativën e fundit për takimin në Berlin më 29 prill. Ne s’e dimë pse është mbajtur ai takim dhe pse është thirrur tjetri në Paris. Kosova po kërkon që në dialog të jetë SHBA-ja. Ndoshta kjo është e arsyeshme, por në këtë rast duhet të përfshihet edhe Rusia”, ka thënë Kossatschow për RTS.

Ky zyrtar rus ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet me mjete politike e jo ushtarake.

“Zgjidhjen duhet ta arrijnë vetëm Serbia e Kosova”, ka shtuar ai.

Në Samitin e Berlinit s’kishte marrë pjesë asnjë zyrtar rus dhe as amerikan.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ishte tmerruar kur e ka kuptuar se askush nga amerikanët s’është përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi.

Amerika përmes këshilltarit të Trumpit për Siguri, John Bollton kishte kërkuar disa herë të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi. Ky zyrtar amerikan s’e ka përjashtuar as ndryshimin e kufijve si marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja