Rudiger duke e goditur në prapanicë Sarrin me patericë është gjëja më e çuditshme që do shihni sot

Chelsea e shijoi deri në maksimum triumfin në Europa League mbrëmë, dhe momenti interesant i Antonio Rudigerit me Maurizio Sarrin e nënvizon këtë. Derisa trajneri i “Të Kaltërve” u fut në skenën e përgatitur për ngritjen e trofeut, mbrojtësi i lënduar përdori patericën për ta goditur teknikun italian në prapanicë, shkruan Periskopi. Rudiger mungoi në […]
Chelsea e shijoi deri në maksimum triumfin në Europa League mbrëmë, dhe momenti interesant i Antonio Rudigerit me Maurizio Sarrin e nënvizon këtë.
Derisa trajneri i “Të Kaltërve” u fut në skenën e përgatitur për ngritjen e trofeut, mbrojtësi i lënduar përdori patericën për ta goditur teknikun italian në prapanicë, shkruan Periskopi.
Rudiger mungoi në demolimin që skuadra e tij i bëri Arsenalit, pasi po vuan nga një lëndim në gju.
Mirëpo, ai iu bashkua festimeve me shokë, madje duke veshur edhe fanellën mbi rroba.
Duke qëndruar anash, Rudiger qartazi nuk po mund t’i kontrollonte emocionet, derisa bëri një veprim për të cilin mund të jetë penduar sot. /Periskopi.com/
Rudiger hitting Sarri with his crutches is the most Rudiger thing ever pic.twitter.com/tU3jx0cpDA
— Ngolo Kaantie (@ddgymn) May 30, 2019












