Rrëfimi prekës i yllit që nesër luan në finalen e Championsit: Më quanin të dobët dhe pafuqishëm në shkollë

Lucas Moura është heroi i Tottenhamit dhe falë tij klubi nga Londra për herë të parë do të jetë në finale të Ligës së Kampionëve Lucas Moura shënoi hat-trik kundër Ajaxit në ndeshjen e luajtur në Amsterdam dhe kështu me fitoren dramatike të arritur në sekondat e fundit Tottenhami siguroi finalen e parë në histori […]
Lucas Moura shënoi hat-trik kundër Ajaxit në ndeshjen e luajtur në Amsterdam dhe kështu me fitoren dramatike të arritur në sekondat e fundit Tottenhami siguroi finalen e parë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve, shkruan Periskopi.

Moura, si shumica e futbollistëve brazilianë që po shkëlqejnë sot në Evropë kishte pasur një fëmijëri shumë të vështirë.
Babai i tij tregon se ai kishte këmbët shumë të vogla dhe se ishte shumë e vështirë të gjenin një palë këpucë për të.

“Këmbët i kishte shumë të vogla dhe ne nuk i gjenim dot një palë që t’i bënin. Ato ia dhuroi një shok me të njëjtin numër këmbe. Këto këpucë janë një relikte dhe i mbaj unë. Do jenë një kujtim që do ta mbaj përgjithmonë”, tregon babai i futbollistit.

Në shkollë shokët e Mouras talleshin dhe e konsideronin të dobët, por ai besonte në talentin e tij dhe se një ditë do të arrinte majat e futbollit.
“Më quanin të dobët dhe pafuqishëm në shkollë. Por mua nuk më ka interesuar kurrë se çfarë mendonin për mua. Besoja gjithnjë te talenti im dhe se mund t’i realizoja ëndrrat. Edhe unë mund të kisha ndjekur rrugën e shokëve të mi, duke u bërë shpërndarës droge dhe të kërcënoja njerëzit me pistoletë në kokë, por prindërit më edukuan dhe ëndrra për t’u bërë një futbollist profesionist më mbajti larg asaj rruge,” ka thënë Moura.

Nesër, e shtunë, nga ora 21:00 Lucas Moura do të luajë me Tottenahmin në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
40 shokë dhe të afërm në total i kanë kërkuar yllit të Tottenahmit që t’u sigurojë bileta për finalen e nesërme në Madrid.
“Kam një marrëdhënie shumë të mira me Alisson dhe Fabinhon. Jam i lumtur për ta. Kam folur gjatë gjithë kësaj periudhe, sepse më duhen bileta për finalen. Më duhen shumë bileta, sepse dua të sjell të gjithë familjen dhe shokët nga Brazili dhe të gjithë njerëzit e rëndësishëm të karrierës sime,” përfundoi Moura. /Periskopi/












