Roma fiton “stërvitjen” e Juventusit

Roma ka regjistruar një fitore me rezultat 2-0, kundër kampionit italian, Juventusit, të dielën mbrëma, në kuadër të javës së 36-të në Serie A. “Zonja e Vjetër” tashmë ka siguruar titullin e kampionit në Itali, dhe ndeshjet e fundit po i luan sa për formalitet, shkruan Periskopi. Golat për romakët i shënuan Alessandro Florenzi në […]
“Zonja e Vjetër” tashmë ka siguruar titullin e kampionit në Itali, dhe ndeshjet e fundit po i luan sa për formalitet, shkruan Periskopi.
Golat për romakët i shënuan Alessandro Florenzi në minutën e 79-të, pas asistimit nga Edin Dzeko, derisa ky i fundit u fut edhe vetë në listën e realizatorëve në minutën e tretë të lojës shtesë.
Pas kësaj fitore, Roma ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me 62 pikë, derisa mban gjallë ëndrrën për top katërshe.
Interi aktualisht pozicionohen në vendin e katërt me 63 pikë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur deri në fund. /Periskopi.com/












