Reagon Rashica para dy ndeshjeve vendimtare të Werderit në Bundesligë

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica ka marrë pjesë në konferencë për shtyp sot së bashku me trajnerin, Florian Kohfeldt, para ndeshjes kundër Hoffenheimit në fundjavë. Werderi aktualisht pozicionohet në vendin e nëntë në tabelën e Bundesligës, pesë pikë larg vendit të shtatë, që dërgon në garat evropiane edicionin e ardhshëm, […]
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica ka marrë pjesë në konferencë për shtyp sot së bashku me trajnerin, Florian Kohfeldt, para ndeshjes kundër Hoffenheimit në fundjavë.
Werderi aktualisht pozicionohet në vendin e nëntë në tabelën e Bundesligës, pesë pikë larg vendit të shtatë, që dërgon në garat evropiane edicionin e ardhshëm, shkruan Periskopi.

“Unë kam luajtur më shumë në rrethin e dytë të garave. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, por tani ka të bëjë me fitimin e 2 ndeshjeve të fundit“, ka thënë Rashica.
“Unë gjithmonë punoj shumë në stërvitje dhe në ndeshje. Ndonjëherë gjërat nuk ndodhin me të vërtetë se si ju dëshironi, por ka qenë një sezon i mirë për mua“. /Periskopi.com/












