Reagon i pari i FFK-së pas vendimit të Hadërgjonajt për të luajtur për Kosovën

Reagon i pari i FFK-së pas vendimit të Hadërgjonajt për të luajtur për Kosovën

Sot në ditën e Evropës në përpjekjet tona si shtet për integrim në Evropë, iu dha një lajm i mirë opinionit sportiv. Në fakt, sot, Kombëtares së Kosovës në futboll ju bashkëngjit edhe një Dardan, një yll i Evropës – futbollisti i shkëlqyeshëm, Florent Hadërgjonaj. Pa dyshim se ardhja e tij do të na e […]

Sot në ditën e Evropës në përpjekjet tona si shtet për integrim në Evropë, iu dha një lajm i mirë opinionit sportiv. Në fakt, sot, Kombëtares së Kosovës në futboll ju bashkëngjit edhe një Dardan, një yll i Evropës – futbollisti i shkëlqyeshëm, Florent Hadërgjonaj.

Pa dyshim se ardhja e tij do të na e lehtësojë shumë përmbushjen e objektivit tonë që ta kualifikojmë Kosovën në “Euro 2020”. Hapin të cilin e ndërmori Florenti është hap i natyrshëm sepse ai përkundër që ishte i grumbulluar me të gjitha grupmoshat e Zvicrës, madje edhe nga Kombëtarja A, në takimin tonë të fundit ku ishim së bashku me menaxherin e tij Erdin Shaqiri, trajnerin Bernard Challandes dhe anëtarin e KE të FFK-së, Flamur Bunjaku, ishte i prerë për të luajtur për Kosovën, shkruan faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Periskopi.

Edhe pse Florenti është i lindur në Zvicër, ai, është rritur në frymën patriotike, duke mos harruar asnjëherë rrënjët e veta. Vendimi i marrë prej tij edhe njëherë dëshmon se sa shumë e duan bashkatdhetarët tanë Kosovën.

Shumica e këtyre familjeve u detyruan ta braktisin atdheun e tyre në kohën e okupimit dhe represionit serb, si dhe për shkak të veprimtarisë së tyre kombëtare kundër regjimit të atëhershëm.

Shkuarja e tyre në vendet e Perëndimit rezultoi me kontributin e tyre financiar për familjet dhe Kosovën në vitet e 90-ta, kurse tani erdhi koha që bijtë dhe bijat e këtyre bashkatdhetarëve ta përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në futboll, duke e bërë krenar tërë kombin.

Prandaj, falënderoj bashkatdhetarët që i rritën këto gjenerata dhe i orientuan në frymën kombëtare. Në rastin konkret të Florentit, falënderoj familjarët e tij të ngushtë, si dhe dajtë e tij, në konakun e të cilëve është marrë vendimi që Florenti t’i bashkohet Kosovës. Po ashtu falënderoj njeriun që ishte i prerë për t’iu realizuar dëshira Florentit për të qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, menaxherin Erdin Shaqiri.

Shfrytëzoj këtë rast që edhe njëherë publikisht t’i dëshiroj Florentit mirëseardhje dhe ta uroj ekipin tonë kombëtar, Dardanët dhe gjithë futbolldashësit për ardhjen e Florentit.

Gjithashtu, ftoj edhe një herë të gjithë talentet tonë kudo që janë nëpër Evropë e botë që t’i bashkohen ekipit tonë kombëtar dhe ta japin kontributin e tyre për vendin e të parëve në mënyrë që ta kemi më të lehtë realizimin e ëndrrës tonë të drejtë dhe të merituar – kualifikimin e Kosovës në “Euro 2020”.
Vazhdojmë misionin tonë me Krenari dhe Përgjegjësi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova