Reagon Florent Hadërgjonaj pasi pranoi të luajë për Kosovën

Ylli i Huddersfieldit, Florent Hadërgjonaj i ka thënë po Kombëtares së Kosovës sot, duke u pajisur me pasaportën e Republikës. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e FFK-së, derisa lojtari ka pozuar përkrah presidentit të këtij insistucioni, Agim Ademi. Mbrojtësi 24-vjeçar tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes dhe pa dyshim do të jetë […]
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e FFK-së, derisa lojtari ka pozuar përkrah presidentit të këtij insistucioni, Agim Ademi.
Mbrojtësi 24-vjeçar tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes dhe pa dyshim do të jetë një armë shumë e fortë në repartin e mbrojtjes për ndeshjet e ardhshme të ciklit kualifikues për Euro 2020.

Pas konfirmimit të këtij lajmi, ka ardhur edhe reagimi i Hadërgjonajt, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka thënë:
”Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur.
”Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë.” /Periskopi.com/












