Rashica flet për sezonin e madh nëpër të cilin po kalon, tregon çelësin e suksesit

Milot Rashica së bashku me trajnerin Florian Kohfeldt janë paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes të fundjavës kundër Hoffenheimit. Skuadra e yllit të Kosovës është në pozitën e nëntë dhe pesë pikë larg vendit të shtatë që dërgon në Europa League. Rashica ka folur për formën e tij me skuadrën duke vlerësuar lartë paraqitjet […]
Milot Rashica së bashku me trajnerin Florian Kohfeldt janë paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes të fundjavës kundër Hoffenheimit.
Skuadra e yllit të Kosovës është në pozitën e nëntë dhe pesë pikë larg vendit të shtatë që dërgon në Europa League.
Rashica ka folur për formën e tij me skuadrën duke vlerësuar lartë paraqitjet e tij.
“Unë kam luajtur më shumë në rrethin e dytë të garave. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, por tani ka të bëjë me fitimin e 2 ndeshjeve të fundit”, ka thënë Rashica.
“Unë gjithmonë punoj shumë në stërvitje dhe në ndeshje. Ndonjëherë gjërat nuk ndodhin me të vërtetë se si ju dëshironi, por ka qenë një sezon i mirë për mua“, shtoi ylli i Kosovës.












