Ramush Haradinaj fton serbët në veri që ta ruajn qetësinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksionit të policisë në veri të vendit. Ai tha se në tërë Kosovën ka operacion policiorë i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale. “Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar […]
Ai tha se në tërë Kosovën ka operacion policiorë i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.
“Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale”, ka shkruar Haradinaj.
Shkrimi i tij i plotë:
Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.
Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.
Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.
Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.
Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!
RH












