Prishtina-Llapi: Lëndohet rëndë një futbollist, ambulanca futet në fushë (Foto)

Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Prishtinës në “Fadil Vokrri”. Prishtina është nikoqire e Llapit në ndeshjen e cila po luhet në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Periskopi. Veliu, pas një dueli me yllin e Prishtinës, Diar Miftarajn, ka mbetur […]
Prishtina është nikoqire e Llapit në ndeshjen e cila po luhet në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Periskopi.
Veliu, pas një dueli me yllin e Prishtinës, Diar Miftarajn, ka mbetur i shtrirë në fushë derisa ka pësuar një lëndim të rëndë.

Ekipi mjekësor, me anë të një ambulance, është futur në fushë dhe ka intervenuar.
Veliaj është nxjerrë jashtë fushës për të marrë ndihmë të mëtutjeshme, derisa takimi është ndalur për disa minuta para se të rifillonte. /Periskopi.com/












