Presidenti i Vëllaznimit i premton premi të majme skuadrës nëse mposht Trepçën 89 në barazh

Vëllaznimi po e kërkon me çdo kusht rikthimin në elitën e futbollit kosovar. Skuadra nga Gjakova vitin e kaluar ra në Ligën e Parë, pikërisht përmes barazhit të cilin e humbi kundër Ferizajt, shkruan Periskopi. Tani, atë e pret një test i ngjashëm, por kësaj radhe për promovim në Superligë, të cilin mund ta arrijë […]
Vëllaznimi po e kërkon me çdo kusht rikthimin në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra nga Gjakova vitin e kaluar ra në Ligën e Parë, pikërisht përmes barazhit të cilin e humbi kundër Ferizajt, shkruan Periskopi.
Tani, atë e pret një test i ngjashëm, por kësaj radhe për promovim në Superligë, të cilin mund ta arrijë nëse mposht Trepçën 89, transmeton Periskopi.
E që kjo të ndodh, presidenti i klubit, Agim Cana po bën gjithçka që është e mundur.

Cana i ka premtuar skuadrës një premi prej 50 mijë eurove nëse siguron rikthimin në top kampionatin kosovar.
“Kryetari jonë, Agim Cana, i ka premtuar skuadrës premi prej 50 mijë eurosh nëse fitojnë ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e barazhit”, deklaroi Gojani për Gazetën Olle.
“Ne do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e tifozëve, që duan masovikisht të jenë pranë skuadrës në ndeshjen e barazhit”, shtoi ai.
Ndeshja zhvillohet të shtunën e ardhshme në “Fadil Vokrri”. /Periskopi.com/












