Presidenti Ademi pret ish-kapitenin e Serbisë që zgjodhi Kosovën, babai i këtij të fundit falënderon trajnerët serbë

Presidenti Ademi pret ish-kapitenin e Serbisë që zgjodhi Kosovën, babai i këtij të fundit falënderon trajnerët serbë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij futbollistin e ri Arton Zekaj, pjesë e klubit francez, Lille, i cili ditë më parë është pajisur me pasaportë të Kosovës dhe do të jetë pjesë e Kombëtares U21. Të pranishëm në takim ishin edhe babai i futbollistit, Din Zekaj si dhe sekretari […]

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij futbollistin e ri Arton Zekaj, pjesë e klubit francez, Lille, i cili ditë më parë është pajisur me pasaportë të Kosovës dhe do të jetë pjesë e Kombëtares U21.

Të pranishëm në takim ishin edhe babai i futbollistit, Din Zekaj si dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe menaxheri i ekipit kombëtar U21, Zgjim Sojeva.

Presidenti Ademi i dëshiroi mirëseardhje Artonit në folenë Dardane dhe e falënderoi atë për vendimin e marrë që ta përfaqësojë Kosovën, duke e realizuar në këtë mënyrë dëshirën e prindërve dhe të familjes së tij të gjerë, por edhe të shumë tifozëve.

Numri një i FFK-së tutje ka thënë se paraqitjet e mira të ekipit kombëtar kanë bërë jehonë kudo dhe Kosova po vlerësohet si storie e suksesit, derisa edhe përkrahja e popullit dhe e institucioneve është maksimale.

E kjo ka ndikuar edhe te futbollistët shqiptar kudo që janë që të kenë dëshirë të madhe për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tyre. Ndërkaq, babai i futbollistit u shpreh i lumtur që tashmë djali i tij do të jetë pjesë e Kosovës, derisa ka shprehur falënderime për të gjithë trajnerët që kanë punuar me Artonin gjatë zhvillimit të tij si futbollist në Serbi.

Ne i jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar dhe që e kanë ngritur në këtë nivel Artonin, por edhe menaxherit Milan Kesiç, i cili na ka përkrahur që ta realizojmë dëshirën që Artoni të luaj për Kosovën. Kjo pa dyshim do t’i ndihmoj të rritet edhe më tutje profesionalisht”, ka thënë babai i futbollistit.

Ndërkaq, vetë futbollisti e ka falënderuar presidentin Ademi për përkrahjen, derisa është shprehur i lumtur që do ta veshë fanellën e Kosovës, që është vendi i origjinës së tij. Në fund, presidenti Ademi ia ka dhuruar Arton Zekajt një fanellë të Kombëtares, të cilën ai do ta veshë për ekipin U21 që nga ndeshjet e muajit shtator, ngase për dy ndeshjet e qershorit kundër Andorës dhe Turqisë nuk do të mund të jetë në shërbim të përzgjedhësit Rafet Prekazi për shkak të lëndimit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova