Poshtëruese: UEFA e detyron kampionin e Kosovës të luajë me parafillorë

Të dielën e kaluar në një ndeshje të dobët e pa raste për gol Feronikeli e mposhti Prishtinën dhe u shpall Kampion i Superligës së Kosovës për vitin 2019. Së fundi, klubi nga Drenasi i ka mësuar emrat e kundërshtarëve në raundin preliminar në mënyrë që të kalojë në fazën e parë të kualifikimeve […]
Të dielën e kaluar në një ndeshje të dobët e pa raste për gol Feronikeli e mposhti Prishtinën dhe u shpall Kampion i Superligës së Kosovës për vitin 2019.
Së fundi, klubi nga Drenasi i ka mësuar emrat e kundërshtarëve në raundin preliminar në mënyrë që të kalojë në fazën e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Paramendojeni, ende UEFA vazhdon që kampionin e Kosovës ta vendos në fazën para-fillore bashkë me tri ekipet më të dobta të Evropës.
I pari është Lincoln Red Imps një ekip amator nga Gjibraltari që i zhvillon ndeshjet në stadiumin Victoria që e ka një kapacitet për t’i zënë 2 mijë shikues.
Vitin e kaluar ky ekip e mposhti dhe e poshtëroi 4 me 1 kampionin e mëhershëm të Kosovës, Dritën e Gjilanit.
I dyti është ekipi nga fshati i Santa Colomas në Andorrë. Ky fshat i ka 3 mijë banorë aq sa i ka një fshat i vogël kosovar. Edhe Santa Coloma e kishte mposhtur Dritën e Gjilanit me rezultat 2 me 0 pas vazhdimeve.

Fshati andorrian
Dhe i treti ekip që do të marrë pjesë në fazën parafillore të Ligës së Kampionëve është ekipi Tre Penne nga qyteti i vogël i San Marinos me 5 mijë banorë.
Në garat evropiane ata nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë, duke humbur 13-3 nga një ekip i Mostarit të Bosnjes, 9-1 nga Radi i Serbisë, 11-0 nga Dudelange i Luksemburgut e 7-0 nga Rabotniçki i Maqedonisë.

Stadiumi Fonte Dell’Ovo i Tre Penne-s ‘kallet’ ndonjëherë nga ata pesë tifozë të saj
E mira e gjithë kësaj është se ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe të shpresojmë që Feronikeli do të na nxjerrë nga kjo situatë e turpshme. /Periskopi












