“Plisat” dhe “Legjendat” shkëmbejnë akuza për rastin e përleshjes

Tifogrupi i Llapit, “Legjendat” kanë akuzuar tifogrupin e Prishtinës, “Plisat” se i kanë sulmuar gjashtë pjestarë të tyre në fundjavë, pas ndeshjes Prishtina-Llapi në kuadër të Superligës. Sipas “Legjendave”, pjestarët e këtij grupi u sulmuan nga rivalët kryeqytetas në Sheshin “Nënë Tereza” pasi llapianët refuzuan t’ua japin gjësendet e tyre (duksa, maica) “Plisave”, të cilët […]
Tifogrupi i Llapit, “Legjendat” kanë akuzuar tifogrupin e Prishtinës, “Plisat” se i kanë sulmuar gjashtë pjestarë të tyre në fundjavë, pas ndeshjes Prishtina-Llapi në kuadër të Superligës.
Sipas “Legjendave”, pjestarët e këtij grupi u sulmuan nga rivalët kryeqytetas në Sheshin “Nënë Tereza” pasi llapianët refuzuan t’ua japin gjësendet e tyre (duksa, maica) “Plisave”, të cilët reaguan me dhunë pasi nuk iu plotësuan kërkesat.
Mirëpo, kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati ka demantuar pohimet e rivalëve, duke thënë se të gjitha ato që po thuhen janë të pavërteta.
Por, “Legjendat” nuk e lanë me kaq dhe reaguan përsëri, duke i quajtur gënjeshtra potencimet e Kastratit, derisa rasti i përleshjeve është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. /Periskopi.com/












