Pjesa e parë e qetë, Xhaka e Giroud patën rastet më të mira

Granit Xhaka dhe Olivier Giroud patën dy rastet më të mira në finalen e Europa Leagues, të mërkurën mbrëma. Dy skuadrat londineze u treguan të kujdesshme në intervalin e parë, gjë që është tipike për një finale, derisa të dy rrezikuan por nuk pati gola, shkruan Periskopi. “Topçinjtë” më së afër golit erdhën me anë […]
Granit Xhaka dhe Olivier Giroud patën dy rastet më të mira në finalen e Europa Leagues, të mërkurën mbrëma.
Dy skuadrat londineze u treguan të kujdesshme në intervalin e parë, gjë që është tipike për një finale, derisa të dy rrezikuan por nuk pati gola, shkruan Periskopi.
“Topçinjtë” më së afër golit erdhën me anë të mesfushorit kosovar, Granit Xhaka i cili lansoi një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 28-të, duke fërkuar transversalen, por fatmirësisht për kundërshtarët, topi përfundoi jashtë.
Xhaka ? #UELfinal pic.twitter.com/DAwdyJK1Xr
— بندر (@iBndrz) May 29, 2019
Rastin e vetëm të volitshëm për Chelsean e pati Olivier Giroud, kur goditi nga afërsia por Petr Cech reagoi për mrekulli. /Periskopi.com/












