Pesë luanët e Kombëtares së Kosovës nisin stërvitjet për ndeshjet e qershorit

Pesë prej njëzetepesë futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë kanë zbritur sot në fushën e gjelbër të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Samir Ujkani, Visar Bekaj, Atdhe Nuhiu, Milot Rashica dhe Florent Hadërgjonaj, të cilët tashmë ndodhen në Kosovë, i kanë […]

Pesë prej njëzetepesë futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë kanë zbritur sot në fushën e gjelbër të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Samir Ujkani, Visar Bekaj, Atdhe Nuhiu, Milot Rashica dhe Florent Hadërgjonaj, të cilët tashmë ndodhen në Kosovë, i kanë filluar stërvitjet për dy ndeshjet e qershorit nën përkujdesjen e trajnerit të përgatitjes fizike, Thomas Richard dhe trajnerit të portierëve, Ahmet Beselica.

Fillimisht futbollistët i kanë dëshiruar mirëseardhje Florent Hadërgjonajt dhe më pas për rreth dy orë kanë punuar kryesisht në aspektin fizik.

Ata do të vazhdojnë stërvitjet edhe në ditët në vijim me lojtarë tjerë që arrijnë në ndërkohë, por stërvitjet e kompletuara do të fillojnë më 2 qershor, kur ekspedita e Kombëtares do të akomodohet në hotel “Emerald”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova