Pas triumfit të Chelseat mbrëmë, Pedro është bërë lojtari i parë në histori që arrin këtë

Chelsea përfundoi sezonin me stil duke triumfuar në Europa League kundër Arsenalit me rezultat 4-1. “Të Kaltërit” tashmë kishin siguruar futbollin në Champions League për edicionin e ardhshëm, duke përfunduar në vendin e tretë në Premier League, transmeton Periskopi. Maurizio Sarri fitoi trofeun e parë në karrierë si trajner, derisa ai nuk ishte njeriu i […]
Chelsea përfundoi sezonin me stil duke triumfuar në Europa League kundër Arsenalit me rezultat 4-1.
“Të Kaltërit” tashmë kishin siguruar futbollin në Champions League për edicionin e ardhshëm, duke përfunduar në vendin e tretë në Premier League, transmeton Periskopi.
Maurizio Sarri fitoi trofeun e parë në karrierë si trajner, derisa ai nuk ishte njeriu i vetëm mbrëmë që pati një arsye më shumë për të festuar.

Pedro, i cili shënoi një prej golave për skuadrën e tij, u bë lojtari i parë në histori që fiton të gjitha pesë kompeticionit më të mëdha të futbollit.
Ai tani ia ka shtuar koleksionit të trofeve edhe titullin e Europa Leagues, pasi fitoi Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, Premier Leaguen dhe Champions Leaguen.
Spanjolli mund të mos përmendet kurrë në të njejtin debat me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, por ai ka qenë fitues serik gjatë karrierës së tij dhe ka bërë diçka që askush më herët nuk e ka bërë. /Periskopi.com/












