Pas tensioneve me Iranin, Donald Trump çon edhe 1500 trupa në Lindje të Mesme

Pas tensioneve me Iranin, Donald Trump çon edhe 1500 trupa në Lindje të Mesme

Presidenti Donald Trump tha të premten se do të nisë rreth 1,500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme, kryesisht si masë mbrojtëse, në mesin e tensioneve në rritje me Iranin.  “Duam të kemi mbrojtje në Lindjen e Mesme. Do të dërgojmë një numër relativisht të vogël trupash, kryesisht për mbrojtje”, tha zoti Trump ndërsa po […]

“Duam të kemi mbrojtje në Lindjen e Mesme. Do të dërgojmë një numër relativisht të vogël trupash, kryesisht për mbrojtje”, tha zoti Trump ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim drejt Japonisë.

“Disa njerëz shumë të talentuar po shkojnë aktualisht në Lindjen e Mesme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Trupat do të ndihmonin në forcimin e mbrojtjes amerikane në rajon, i thanë më herët dy burime anonime, agjencisë së lajmeve Reuters. Ata thanë gjithashtu se mes trupave, do të ketë dhe inxhinierë. Më parë gjatë këtij muaji ushtria amerikane ka dislokuar në Lindjen e Mesme një grup luftarak, mes të cilëve bombardues e raketa Patriot. Kjo lëvizje erdhi si reagim ndaj asaj që Uashingtoni tha se ishin të dhëna shqetësuese për një sulm të mundshëm nga Irani.

Javët e fundit retorika ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit është përshkallëzuar ndërsa Shtetet e Bashkuara i ashpërsuan sanksionet me qëllimin për të shtyrë Iranit të bëjë lëshime përtej kushteve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Presidenti Trump paralajmëroi të hënën se Irani do të përballej me “një forcë të madhe” nëse do të sulmonte interesat amerikane në Lindjen e Mesme.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot