Pas paraqitjes heroike sonte, Hazard konfirmon lajmin zhgënjyes për Chelsean

Heroi i Chelseat në finalen e Europa Leagues sonte, Eden Hazard e ka konfirmuar se ishte ndeshja e tij e fundit në fanellën e klubit, para transferimit te Real Madridi. Belgu shënoi dy gola në triumfin 4-1 të “Të Kaltërve” kundër rivalit lokal, derisa pas ndeshjes ai është shprehur: “Ende nuk kam vendosur, e ardhmja […]
Heroi i Chelseat në finalen e Europa Leagues sonte, Eden Hazard e ka konfirmuar se ishte ndeshja e tij e fundit në fanellën e klubit, para transferimit te Real Madridi.
Belgu shënoi dy gola në triumfin 4-1 të “Të Kaltërve” kundër rivalit lokal, derisa pas ndeshjes ai është shprehur:
“Ende nuk kam vendosur, e ardhmja ime do të dihet pas disa ditësh.
“Unë e kam bërë vendim tashmë, do të varet nga të dy klubet, do të kuptojmë më shumë në ditët e ardhshme. Mendoj se është një lamtumirë, por në futboll nuk dihet, ndoshta është koha për një sfidë të re.”
Madrilenët pritet ta kompletojnë transferimin e tij për një vlerë totale prej 130 milionë eurove. /Periskopi.com/












