Pas kupës, Guardiola e turpëron sërish Muriçin tonë: Të gjithë shpallen kampionë përveç tij

Manchester City është shpallur kampion i Premier Ligës për herë të katërt, duke e mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar. Liverpooli ndërkohë, ka mbetur me 0 tituj, madje duke parë para vetes ekipe si Leicester City dhe Blackburn Rovers që e kanë nga një, raporton Periskopi. Por, ajo që lë shije shumë të hidhur […]
Manchester City është shpallur kampion i Premier Ligës për herë të katërt, duke e mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.
Liverpooli ndërkohë, ka mbetur me 0 tituj, madje duke parë para vetes ekipe si Leicester City dhe Blackburn Rovers që e kanë nga një, raporton Periskopi.
Por, ajo që lë shije shumë të hidhur për publikun kosovar, është portieri rezervë i këtij ekipi dhe portieri i kombëtares sonë, Arijanet Muriç i cili nuk do të njihet si kampion.

Kjo pasi z.Muriç nuk ka mbrojtur për asnjë minut për ekipin që udhëhiqet nga Pep Guardiola.
Muriç pritet të largohet nga ekipi i Cityt në muajt e verës, edhe pse pati paraqitje të mira për klubin në Carabao Cup. /Periskopi












