Paralajmërohet largimi i yllit të Barçës pas paraqitjes horror mbrëmë

Sezoni i Barcelonës shkoi nga tripleta e mundshme në dështim katastrofale brenda 90 minutave në “Merseyside” mbrëmë. Derisa blaugranët ende e kanë mundësinë të fitojnë dy tituj në Spanjë, humbja 4-0 nga Liverpooli nënkupton se suksesi në Spanjë do të mbetet nën hijen e kësaj humbje katastrofale, transmeton Periskopi. Përveç Lionel Messit, askush në skuadrën […]
Sezoni i Barcelonës shkoi nga tripleta e mundshme në dështim katastrofale brenda 90 minutave në “Merseyside” mbrëmë.
Derisa blaugranët ende e kanë mundësinë të fitojnë dy tituj në Spanjë, humbja 4-0 nga Liverpooli nënkupton se suksesi në Spanjë do të mbetet nën hijen e kësaj humbje katastrofale, transmeton Periskopi.
Përveç Lionel Messit, askush në skuadrën e Barçës nuk u duk se dëshironte të krijonte, shënonte ose të rrëmbente iniciativën kundër Liverpoolit.
Dështaku më i madh ishte padyshim Philippe Coutinho, i cili ishte anonim në stadiumin të cilin dikur ai e quante shtëpi.

Dhe duket se paraqitja e tij e fundit ishte goditja përfundimtare në karrierën e tij te Barca.
Burime të afërta me klubin kanë thënë për “ESPN” se braziliani do të lejohet të largohet në verë, pas paraqitjes së mbrëmshme.
Coutinho do të shitet pas më pak se dy viteve pasi u transferua te klubi për 160 milionë euro, shumë që e bëri atë lojtarin e tretë më të shtrenjtë në histori.

“Coutinho nuk është lojtar i Barcelonës, kjo është bërë e qartë,” tha burimi.
“Ai nuk ka sjellur asgjë. Do të largohet në verë.” /Periskopi.com/












